Sport

VIDEO / Leverkuseni përgatit festën, Bayerni tjetër asist me humbjen ndaj Heidenheimit!

Fitore me “poker” arritën Leipzigu dhe Mainzi. Tri pikë të arta edhe për Këlnin.

6 Prill 2024, 18:25 Nga DOSJA

GJERMANI - Bayer Leverkusen “marshon” drejt titullit, bie Bayern Munich, reagon Leipzigu. Skuadra e Xabi Alonsos fitoi 0-1 në kryeqytet përballë Unionit të Berlinit. “Aspirinat” numërojnë 76 pikë, 16 më shumë se Bayerni ndjekës.

Dhe sfida e javës së ardhshme kundër Werder Bremenit në “Bay Arena”, mund të sjellë titullin e parë në histori. Florian Wirtz realizoi me penallti golin e fitores në shtesat e së parës (45+8’). Moment kur Robin Gosens u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Unionin në inferioritet numerik.

Ndërkohë, bavarezët e Tuchel u mposhtën 3-2 në fushën e Heidenheimit. Harry Kane dhe Serge Gnabry e dërguan rezultatin në 0-2 në fundin e fraksionit të parë, por vendasit besuan, luftuan fort dhe përmbysën gjithçka falë golit të Kevin Sessas dhe dygolëshit të Tim Kleindienst.

VIDEO / Leverkuseni përgatit festën, Bayerni tjetër asist me

Triumf historik për Heidenheimin, teksa Bayerni regjistroi humbjen e gjashtë sezonale në kampionatin gjerman. Fitore me “poker” arritën Leipzigu dhe Mainzi. Tri pikë të arta edhe për Këlnin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll