Sport

VIDEO / Manchester City vazhdon “përndjekjen” e Liverpool!...

Manchester City triumfoi 2-4 përballë Crystal Palace, duke siguruar suksesin e dytë radhazi me “poker” në Premier League.

6 Prill 2024, 18:13 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester City vazhdon “përndjekjen” e Liverpool!...

ANGLI - Manchester City triumfoi 2-4 përballë Crystal Palace, duke siguruar suksesin e dytë radhazi me “poker” në Premier League. Kevin De Bruynë shkëlqeu me dy gola dhe një asist, teksa shënuan edhe Erling Haaland dhe 19-vjeçari Rico Lewis.

Vendasit shënuan golin e parë dhe të fundit të takimit. Jean-Philippe Mateta zhbllokoi takimin në minutën e tretë.

Ndërkohë që francezi Odsonne Edouard i ardhur nga pankina, shënoi të dytin për Crystalin 4 minuta përpara fundit. City ka barazuar përkohësisht Liverpoolin në krye të renditjes së kampionati me 70 pikë, por skuadra e Jurgen Klopp ka luajtur një ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll