Politike

Noka për Veliajn: Krijoi ndërmarrje me vartësit për të vjedhur, nga dëshpërimi përfundoi në spital me overdozë

Ai tha se qytetarët shqiptarë po përballen me shkelje nga qeveria.

6 Prill 2024, 13:40 Nga M.B
Noka për Veliajn: Krijoi ndërmarrje me vartësit për të
Flamur Noka

BERAT- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Velaj teksa mbajti fjalën e tij para demokratëve të Beratit sot. Noka tha se Ramës dhe Veliajt i kanë hyrë ethet se e dinë që nuk shpëtojnë. Ai tha se qytetarët shqiptarë po përballen me shkelje nga qeveria. Noka tha ndër të tjera se Veliaj u përpëlit që të justifikonte drejtorët e tij dhe tha për të se ka krijuar një ndërmarrje me vartësit e tij për të vjedhur dhe më pas nga dëshpërimi përfundon në spital me overdozë. 

Pjesë nga fjala e Nokës:

Qytetarët po përjetojnë realitetin e vrasjeve të shpresës dhe besimit se ky vend mund të bëhet. Një pyetje për Rilindjen; si ka mundësi se kur qytetarët e lënë këtë vend kur ju thoni se Berati po lulëzon. Nuk mund të propagandosh qytetit të Beratit se ka fluks turistësh. Berati ka ngelur pa rini, po ashtu dhe rrethinat e tij.

Dhurata që iu bë këtij qarku është shkretimi, shkretimi i vatrave të qytetarëve dhe banorëve të këtij qarku. Ermonela mund të vijë në Berat dhe t’u thotë shqiptarëve se kanionet e Osumit janë dhuratë e Edi Ramës. Ai tha se do ta pastrojnë Shqipërinë dhe rruga e artë sipas tij ishin inceneratorët. I paraqiti si një nga mrekullitë për shqiptarët, si 7 piramidat e Egjiptit.

Veliaj u përpëlit që të justifikonte drejtorët e tij. Nuk ka ndodhur kurrë një babëzi e tillë nga ana e pushtetit. Të krijosh një ndërmarrje me vartësit e tij për të vjedhur dhe më pas nga dëshpërimi përfundon në spital me overdozë. E ka vendin në burg. I kanë hyrë ethet dhe Veliajt dhe Ramës se e dinë që nuk shpëtojnë. Drejtësia e re do ju japë burgun, drejtësia e popullit do ju japin goditjen e fundit.

dosja 5d

Sondazh

Poll