6 Prill 2024, 13:06
Nga M.B
Belind Këlliçi
BERAT- Ish-deputeti Belind Këlliçi, gjatë një takimi me demokratët në Berat, u shpreh se dosja 5D, ku u vendosën në pranga drejtorë të Bashkisë Tiranë, është e shtrirë në çdo bashki të vendit. Këlliçi tha se ajo që po ndodh sot në vend është kriminalizimi total i pushtetit qëndror, lokal dhe i ekonomisë shqiptare. Ai tha se i sugjeron Veliajt të kthehet në të penduar dhe bashkëpunëtor të SPAK, për të shpëtuar sepse, sipas Këlliçit, Edi Rama shumë shpejt, ato deklarata që Veliaj i shkruan për drejtorët, do t’ia shkruajë vetë Veliajt.
Këlliçi shtoi se procesi që kanë nisur me rastin e Olsi Ramës, do të pasohet me dokumente të tjera që tregojnë përfshirjen e Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës.
Pjesë nga fjala e Këlliçit:
Ajo që po ndodh sot në vend ëhstë kriminalizimi total i pushtetit qëndror, lokal dhe i ekonomisë shqiptare. Majfton të shihni dosjen famoze 5D në Tiranë, ku 5 drejtorë të Erion Veliaj janë mbledhur bashkë me porosi të këtij të fundit. Arsyeja pse po i mbron është shantazhi që i ka ardhur nga skutat e qelive ku kanë shkuar sot drejtorët. E kanë pasur qëllim vjedhjen e taksave tona, i kanë futur këta drejtorë, i kanë hapur kompanitë, kanë vjedhur paratë me të cilat pastaj kanë blerë vota, e kanë bërë në Tiranë, Berat dhe në çdo qark të Shqipërisë, dhe tani janë peng i tyre. I sugjeroj Erion Veliajt që shumë shpejt të kthehet në të penduar dhe bashkëpunëtor të SPAK, për të shpëtuar lëkurën sepse Edi Rama shumë shpejt, ato deklarata që Veliaj i shkruan për drejtorët, do t’ia shkruajë vetë Erion Veliajt.
Ju garantoj që në procesin që kemi nisur për çjerrjen e maskës së qeverisë ku spilat rikthimi i një denonimi shumë të fortë, asaj të përfshirjes në laboratorin e Kokainës së Xibrakës, të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, do të shoqërohet me dokumente të tjera që tregojnë përfshirjen e Erion Veliajt dhe shpurës së tij në aferën e inceneratorit të Tiranës, në aferën e 5D që është e shkrirë në çdo bashki, këta këtë skemë kanë ngritur dhe do të kulmojë në betejën tonë elektorale që do ta fitojmë. Do të fitojmë me ju dhe të rinjtë e Beratit, që ka potencial i jashtëzakonshëm por grabitet nga Bashkia dhe pushteti qendror.
belind këlliçi
Politike
6 Prill 2024, 12:39
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë sot në një komunikim për mediat dhe ka thyer heshtjen për arrestimet ...
Politike
6 Prill 2024, 11:17
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka bërë një deklaratë për mediat ku...
Politike
6 Prill 2024, 10:04
M.B
Rodos
TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se në bashkëpunim me Ambasadën shqiptare në...
Politike
5 Prill 2024, 22:00
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj ditën ...
Politike
5 Prill 2024, 21:07
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha se Kryeminsti Edi Rama për t&...
Politike
5 Prill 2024, 20:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e zakonshëm edhe mbrëmjen e sotme para mbështet&...
Politike
5 Prill 2024, 20:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe...
Politike
5 Prill 2024, 19:42
M.B
Flamur Noka
VAU I DEJËS- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë takimit me demokratët në Vaun e Dejës...
Politike
5 Prill 2024, 19:20
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Në takimin me demokratët në Vaun e Dejës, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Kël...
Politike
5 Prill 2024, 19:17
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, gjatë takimit me demokratët në Vaun e Dejës,...