Politike

Bardhi pas deklaratave të Veliajt: Nuk do jetë e largët dita kur shërbimet shëndetësore do t'i marrësh në spitalin e burgut

Bardhi thotë se askush që kapet në flagrancë duke abuzuar me pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve nuk mund të vazhdojë të rrijë në detyrë.

5 Prill 2024, 22:00 Nga M.B
Bardhi pas deklaratave të Veliajt: Nuk do jetë e largët dita kur
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e sotme. Bardhi thotë se askush që kapet në flagrancë duke abuzuar me pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve nuk mund të vazhdojë të rrijë në detyrë. Ai u shton se nuk do jetë e largët dita ku Veliajt do i duhet që shërbimet shëndetësore të mos i marrë dot nga QSUT, por nga spitali i burgut.

Bardhi shkroi po ashtu në profilin e tij në Facebook se kërkesa e sotme e qytetarëve të Tiranës për largimin e Veliajt nga zyra e qytetarit të parë të kryeqytetit është legjitime. 

Reagimi i plotë i Bardhit:

Ditën që Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erjon Veliajn për aferën 22 milion euro të kompanisë “5D-rejtora”, ky i fundit njoftoi se ishte shtruar në QSUT për një ndërhyrje shëndetësore. Nuk do jetë e largët dita ku do i duhet që shërbimet shëndetësore të mos i marrë dot nga QSUT, por nga Spitali i Burgut!

Deri atëherë, në vend të fjalëve boshe, në vend të batutave pa vlerë, duhet ti jap llogari qytetarëve të Tiranës, se përse milionat e Buxhetit të qytetit të tyre, shkonin në xhepat e 5 bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Pse ai edhe pse ishte në dijeni, e mohoi publikisht këtë skandal prej 1 viti tani. Fshehja ndaj së vërtetës të bën të mjerë dhe mjerimi sot ka emrin e Kryebashkiakut 5D të Tiranës.

Kërkesa e sotme e qytetarëve të Tiranës për largimin e tij nga zyra e qytetarit të parë të kryeqytetit është legjitime. Askush që kapet në flagrancë duke abuzuar me pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve, nuk mund të vazhdojë të rrijë në detyrë. Hajnat dhe abuzuesit me detyrën e kanë vendin në burg!

 

 

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll