Berisha: Veliaj me Ramën zhdukën 130 milionë eurot e djegësit! Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty Erion
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe...
Gjithashtu Berisha i bëri thirrje Erion Veliajt të japë dorëheqje një minutë e më para sepse nuk ka ku të futet, ku të shkojë
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e zakonshëm edhe mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha tha se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vendosi skemën e vjedhjes 100 përqind të prokurimeve publike. Gjithashtu Berisha i bëri thirrje Veliajt të japë dorëheqje dhe shtoi se Rama do të ketë fatin e tij.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Erion, ti meriton çdo epitet, çdo cilësor, por unë po e ruaj gojën time. Po çfarë mund t’u thuash ti qytetarëve që vendose skemën e vjedhjes 100 përqind të prokurimeve publike o faqezi? Shqiptarët kishin dëgjuar Edi Ramën kryetar bashkie, mister 20 përqindëshi. Shqiptarët kanë dëgjuar të tjerë, sot Edi Rama merr 30 përqindëshin, por nuk kishin dëgjuar kurrë që prokurimet t’i vjedhësh ti me bandën e kolegëve tu. I quan edhe kolegë, po ç’kolegë jeni ju mo, ju jeni hajna të pështirosur, turpi i njerëzimit.
Po ke fytyrë ti mo të dalësh nga shtëpia jote, kur vodhe paratë me Mollën, me Tivarin, me djallin dhe të birin dhe i shndërrove në hotele me 5 yje? I shndërrove në pallate me qindra e qindra apartamente për t’u bërë milioner dhe miliarder me bandën tënde. Dhe kërkon që të mos ngutemi se nuk kanë dalë në gjykatë. O faqezi, gjykatës për ty është populli i Tiranës. Sa do të vjedhësh ti prapë, folu pak qytetarëve. Pallatet me qindra apartamente në Kinostudio, sa i shitët? Pallatet në Tiranë në katër anët, sa i shitët, sa fituat? Po thuaju pak edhe tjetrën, sa shpenzuat për ndërtimin e tyre?
Apo ua ndërtuan pallatet si pallatin e Linda Ramës pa asnjë faturë doganore, tatimore, ndërtimore, bankare, etj.
Erion, nuk ke ku futesh, nuk ke ku shkon! Jep dorëheqjen një minutë e më parë, o turpi i Tiranës, o turp i Shqipërisë. Të mbron sot Edi Rama, se mbron krimet e tij, mbron vëllain e tij, mbron vjedhjet e tij. Por është fjala e nderit se në këtë betejë të ndalur nuk ka. Se Edi Rama do ketë fatin tënd. Dhe se të dy do merrni atë që meritoni.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe...
Flamur Noka VAU I DEJËS- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë takimit me demokratët në Vaun e Dejës...
Foto ilustruese TIRANË-Në takimin me demokratët në Vaun e Dejës, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Kël...
Foto ilustruese TIRANË-Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, gjatë takimit me demokratët në Vaun e Dejës,...
TIRANË-Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës, lajmi e arrestimit të drejtorëve të Bashkis&e...
Foto ilustruese TIRANË-Deputetja demokrate Ina Zhupa, e ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në...
Foto ilustruese BRUKSEL-Kështu është shprehur Komisionieri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi në një intervistë ...
Foto ilustruese LEZHË-Në njësinë administrative të Shënkollit në Bashkinë e Lezhës, po investohet për nd...
Foto ilustruese TIRANË-Argita Malltezi foli në lidhje me protestën e organizuar nga Aleanca për Teatrin dhe e mbështetur nga opoz...
Foto ilustruese TIRANË-Oerd Bylykbashi, Nënkryetari i Partisë Demokratike ka dalë pas mbledhjes në Grupin e Dialogut në Komi...