Politike

Berisha: Veliaj me Ramën zhdukën 130 milionë eurot e djegësit! Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty Erion

Berisha tha se Veliaj vodhi paratët e 1 milion pemeve që nuk ekzistojnë.

5 Prill 2024, 20:33 Nga E. D
Berisha: Veliaj me Ramën zhdukën 130 milionë eurot e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama zhdukën 130 milionë euro për inceneratorin e Tiranës. Berisha tha se Veliaj vodhi paratët e 1 milion pemeve që nuk ekzistojnë. Ai tha gjithashtu se Veliaj nuk meriton të quhet në emër dhe nuk mund të jet një mintë kryetar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Erion, ti je faqeziu i pyllit 1 milion dru sepse ke vjedhë parat e Tiranës për 1 milion pemë që nuk ekzistojnë kund mbi tokë. Erion, nuk e meriton të quhesh Erion, por prapë nuk po e lëshoj gojën. Ti nuk mund të jesh një minutë kryetar, qytetar i parë, se ti nuk je as qytetar, ti je një hajdut i shpifur që nuk vetëm veten shok.

A nuk je ti që ke zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro për djegësin e Tiranës, në një kohë kur djegësit nuk i dihen nam as nishan? Erion, meriton çdo epitet, por unë nuk po e lëshoj gojën time. Por u rikujtoj qytetarëve të Tiranës se ti ke pasur zotim me shkrim se do të raportosh çdo muaj për punimet, situacionet, ecurinë e ndërtimit.

Kurse ti me Edi Ramën, për ndërmarrjen jo vetëm që nuk raportove, por vodhe dhe vetëm vodhe paratë e taksapaguesve të Shqipërisë, 130 milionë gjer sot. Çfarë do ti më? Se të mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forcë që të mbron nga qytetarët e Tiranës. Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty.

sali berisha

Sondazh

Poll