Politike

Këlliçi: Do çrrënjosim filozofinë politike që grabit taksat, pronat e pasuritë kombëtare

Këlliçi tha se pavarësisht se Bashkinë e Vaut të Dejës e drejton dikush tjetër, të gjithë e dimë që kryetari moral i kësaj bashkie është Zef Hila.

5 Prill 2024, 19:20 Nga h.k
Këlliçi: Do çrrënjosim filozofinë politike që
Foto ilustruese

TIRANË-Në takimin me demokratët në Vaun e Dejës, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, tha se Shqipëria po boshatiset nga të rinjtë.

Këlliçi tha se pavarësisht se Bashkinë e Vaut të Dejës e drejton dikush tjetër, të gjithë e dimë që kryetari moral i kësaj bashkie është Zef Hila.

Sot kemi modelin e drejtuesve lokalë, modelin që instalohet për të vjedhur taksat e qytetarëve, pronat dhe pasuritë e shqiptarëve. Ky është modeli që nisi në Bashkinë e Tiranës, me atë që njihet si ‘5D’, por ky model ndodh kudo ku janë socialistët në krye të bashkisë, apo specialistë sikundër i quante Pjetër Arbnori, që kanë futur duart thellë në xhepat e qytetarëve. Erion Veliaj është i hequr, është çështje kohësh. Por nuk është çështja që ne po e bëjmë këtë për të hequr një qeveri për të ardhur një tjetër, një kryebashkiak për të vënë një tjetër. Por duhet të çrrënjosim një filozofi politike që grabit taksat e qytetarëve, që vjedh pronat e tyre, që po grabisin pasuritë kombëtare”, tha Këlliçi.

belind kellici opozita ne aksion

Sondazh

Poll