Sport

Dani Alves flet për herë të parë pas burgut: "Unë jam dikush që mbijetoj kudo"...

“Për mua nuk është vendi që e bën njeriun, por njeriu që e bën vendin”,- nënvizoi ai duke buzëqeshur…

6 Prill 2024, 07:30 Nga DOSJA

Dani Alves flet për herë të parë pas burgut: "Unë

SPANJE - "Çdo të premte shkoj në gjykatë dhe kaq. Pastaj nuk kam për të bërë shumë gjëra të tjera. Nuk e kam idenë se sa do të vazhdojë kjo, duhet të presim gjykimin."

Kjo është intervista e parë e Dani Alves pas lirimit nga burgu. Ish-mbrojtësi brazilian ishte dënuar me katër vjet e gjysmë burg (plus 150 mijë euro gjobë) për sulm seksual, por pasi pagoi një garanci prej një milion eurosh, ai mori lirimin me kusht.

Ish-lojtari i Barcelonës është marrë në pyetje edhe nga ‘El Periodico’ për katërmbëdhjetë muajt që kaloi në burg: "Kudo që shkoj mbijetoj. Përshtatem me gjithçka, sepse për mua nuk është vendi që e bën njeriun, por njeriu që e bën vendin”,- nënvizoi ai duke buzëqeshur. Pa dashur të japë më shumë detaje për jetën e tij pas hekurave, ish-futbollisti shprehet i qetë.

Dani Alves flet për herë të parë pas burgut: "Unë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll