Art&Argëtim

Cardi B trondit fansat me postimin e fundit, dyshohet se ka kopjuar simbolin satanik (FOTO)

Thonjtë e zi të gjatë të saj bëjnë kontrast me bardhësinë e sfondit dhe veshjes.

6 Prill 2024, 10:38 Nga S.B
Cardi B trondit fansat me postimin e fundit, dyshohet se ka kopjuar simbolin
Cardi B

SHBA- Reperja e njohur Cardi B ka habitur fansat me postimin e ri në Instagram. Ajo shfaqet pothuajse nudo, e veshur me të brendshme të bardha ndërsa pjesën e gjoksit e ka mbuluar me dy forma pëllumbash të bardhë.

Mbi kokën e saj qëndron një si tip velloje e bardhë të cilat cepat e fundit të vellos ia mbajnë dy pëllumba. Ajo ka veshur taka me platformë të lartë dhe në mes të qafës dallohet një gjerdan i madh me kryq.

Thonjtë e zi të gjatë të saj bëjnë kontrast me bardhësinë e sfondit dhe veshjes. Seti fotografik duket se është frymëzuar nga kënga e saj e re e titulluar “Enough”, e cila u publikua së fundmi dhe ku shfaqet e zhveshur si në foto ashtu edhe në video.

Cardi B trondit fansat me postimin e fundit, dyshohet se ka kopjuar simbolin
Baphomet

Fansat nuk e pritën mirë këtë postim pasi ata dyshojnë se gjestet e duarve të saj janë të lidhura me satanizmin dhe iluminatin. Ata shprehen se i kujton simbolin e “Baphomet” i cili identifikohet si cjapi i Satanit dhe simboli i Kishës së Satanit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

cardi b satanizem

Sondazh

Poll