Art&Argëtim

Britney Spears poston një video me ish-bashkëshortin dhe më pas e fshin, çfarë përmbante postimi i saj? (VIDEO)

Në mbishkrim, Spears la të kuptohet se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë gjithnjë “fushë me lule”.

5 Prill 2024, 11:08 Nga S.B
Britney Spears poston një video me ish-bashkëshortin dhe më pas e
Britney dhe Sam

SHBA- Këngëtarja Britney Spears ka folur së fundmi për martesën e saj jetëshkurtër me ish-bashkëshortin e saj Sam Asghari. Këngëtarja ndau një video të sajën duke kërcyer në Instagram me aktorin teksa ai e ngriti atë në ajër.

Në video ata dukeshin të lumtur teksa i buzëqeshnin njëri-tjetrit gjatë gjithë kërcimit të tyre përpara se të ndanin një puthje. Në mbishkrim, Spears la të kuptohet se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë gjithnjë “fushë me lule”.

Fillimisht ajo shkroi: Të shikosh prapa është e vështirë ndonjëherë, por sinqerisht është jetike... sinqerisht jam shumë e ndjeshme në shumicën e situatave.

Britney Spears poston një video me ish-bashkëshortin dhe më pas e
Britney dhe Sam

Ylli 42-vjeçar i popit trajtoi kompleksitetin e marrëdhënieve, duke shpjeguar se shumica përjetojnë kthesa të çuditshme.

"Unë flas për të kaluarën time ndonjëherë sepse dua të mbroj veten nga të njëjtat gabime që kam bërë më parë!!!," vazhdoi Spears, duke shtuar se ajo po mëson të mos mbyllet më në vetvete kur kalon periudha të vështira.

Ylli i popit e fshiu postimin një orë pasi u shpërnda. Spears dhe Asghari u divorcuan në gusht 2023 pas pak më shumë se një viti martesë.

britney spears sam asghari

Sondazh

Poll