Art&Argëtim

Halle Bailey i rikthehet ekranit, së shpejti në një bashkëpunim me këngëtarin e njohur

Mitchell Godry do të drejtojë projektin bazuar në një skenar të Martin Hines dhe Steven Levenson.

5 Prill 2024, 11:53 Nga S.B
Halle Bailey i rikthehet ekranit, së shpejti në një
Halle Bailey

SHBA- Aktorja e njohur nga filmi “Sirena e Vogël” Halle Bailey do t'i bashkohet projektit Universal Pictures të Pharrell Williams dhe Mitchell Godry. Bailey do të luajë së bashku me Calvin Harrison Jr. dhe do të bashkohet me fituesin e fundit të çmimit Oscar D'Vine Joy Randolph në filmin muzikor të vendosur në Virginia Beach në verën e vitit 1977, frymëzuar nga lagjja e fëmijërisë së Williams.

Mitchell Godry do të drejtojë projektin bazuar në një skenar të Martin Hines dhe Steven Levenson. Në vitin 2023, Bailey luajti në versionin live-action të filmit të animuar të Disney, The Little Mermaid, së bashku me Melissa McCarthy.

Si këngëtare ajo është pjesë e dyshes Chloe x Halle me motrën e saj Chloe dhe publikoi këngën e saj debutuese 'Angel' si artiste solo vitin e kaluar. "Angel" fitoi një Grammy për këngën më të mirë R&B.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WHERE IS THE BUZZ (@whereisthebuzztv)

halle bailey

Sondazh

Poll