Art&Argëtim

Zbulohen detaje të reja nga padia ndaj Kanye West, përfshihen akte të papërshtatshme si masturbimi dhe orgjia

Padia e Phillips gjithashtu pretendon se reperi kërcënoi se do t'u rruante kokat nxënësve të tij dhe do t'i mbyllte në kafaze.

5 Prill 2024, 16:06 Nga S.B
Zbulohen detaje të reja nga padia ndaj Kanye West, përfshihen akte
Kanye West

SHBA- Reperi i njohur Kanye West dyshohet se ka bërë komente të papërshtatshme dhe është përfshirë në sjellje të turpshme ndaj kolegëve të tij të brandit “Yeezy”. Trevor Phillips pretendon në padi se reperi u tregoi punonjësve fotot nudo të një të dashure dhe madje një here masturboi para tij gjatë një takimi në një hotel në Malibu, Kaliforni.

Ish-punonjësi pretendon se kur mbërriti për herë të parë në hotel, West po nxirrte teori konspirative për komunitetin hebre dhe po lartësonte Adolf Hitler.

“Momente më vonë, ndërsa ishte shtrirë në shtrat duke parë tavanin, Kanye filloi të bënte lëvizje të ngadalta lart e poshtë me dorën e tij drejt organeve gjenitale sikur të ishte duke masturbuar”, thotë më pas Phillips.

Ish-punonjësi pretendon se West më pas i tha: Unë bëja orgji çdo ditë të paktën me dy deri në tre vajza. Dhe tani, nuk mund të shtrihem pa u masturbuar.

Phillips pretendon se reperi më pas telefonoi me kamera një mikeshë të së cilës reperi dyshohet se u kishte treguar foto nudo punonjësve të Yeezy. Padia e Phillips gjithashtu pretendon se reperi kërcënoi se do t'u rruante kokat nxënësve të tij dhe do t'i mbyllte në kafaze.

kanye west padi

Sondazh

Poll