Art&Argëtim

FOTO/ Rita Ora pëson transformimin drastik, dalin pamjet e para nga filmi "Descendants: The Rise of Red"

Mbretëresha e Zemrave përshkruhet si mbretëresha e fshehtë dhe e ligë e cila sundon mbi mbretërinë e Botës së Çudirave.

5 Prill 2024, 14:19 Nga S.B
FOTO/ Rita Ora pëson transformimin drastik, dalin pamjet e para nga filmi
Rita Ora

SHBA- Paraqitja e parë zyrtare e Rita Orës në rolin e saj të ardhshëm si Mbretëresha e Zemrave është zbuluar tashmë. Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare me origjinë shqiptare do të portretizojë personazhin, më të njohur nga filmi Liza në botën e çudirave në muzikalin e ri të filmit Disney, ‘Descendants: The Rise of Red’.

"TheRiseOfRed, një film origjinal i Disney, është i disponueshëm më 12 korrik në @disneyplus," ka shkruar Rita në postimin e saj në Instagram.

FOTO/ Rita Ora pëson transformimin drastik, dalin pamjet e para nga filmi
Rita Ora

Mbretëresha e Zemrave përshkruhet si mbretëresha e fshehtë dhe e ligë e cila sundon mbi mbretërinë e Botës së Çudirave. Filmi ndjek personazhin e Redit, vajzën rebele të Mbretëreshës së Zemrave dhe Chloe, vajzën perfeksioniste të Hirushes.

Kur Mbretëresha tirane e Zemrave nxit një grusht shteti kundër Auradonit, të kundërtat polare Red dhe Chloe duhet të bashkojnë forcat dhe të udhëtojnë pas në kohë për të zhbërë ngjarjen traumatike që e shtyu nënën e Red në rrugën e saj drejt së keqes.

Shfletoni galerinë më poshtë.

rita ora queen of hearts

Sondazh

Poll