Sport

Bajrami bën heroin te Sassuolo, por në fund ndajnë nga një pikë me Salernitanën!

Maggiore befasoi të gjithë në minutën e 91-të me golin e barazimit, duk ei ndarë skuadrave nga njëpikë që nuk i shërben për asgjë në situateën që janë.

5 Prill 2024, 23:14 Nga DOSJA
Bajrami bën heroin te Sassuolo, por në fund ndajnë nga një

ITALI - Ndeshja paraprake e javës së 31-të të Serisë A, ndërmjet Salernitanas dhe Sassuolo përfundoi me barazim 2-2 që i lë të dyja skuadrat në zonën e rënies.

Laurienté e theu ngërçin në minutën e 37-të në kundërsulm pas një asistimi të Bajramit, i cili përfitoi nga një mosmarrëveshje mes Costil dhe Pirolës në minutën e 44-të për të dyfishuar rezultatin me golin e dytë për ekipin e tij.

Candreva shënon nga një penallti në minutën e 52-të, ndërkohë që Maggiore befasoi të gjithë në minutën e 91-të me golin e barazimit, duke i ndarë skuadrave nga një pikë që nuk i shërben për asgjë në situatën që janë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll