Politike

"Mbajeni kokën lart, bëjmë dhe gabime"/ Pas arrestimit të drejtorëve flet Veliaj: Sot protestuan ata që thonë ‘lironi babin’ nga SPAK

Veliaj tha se qytetarët nuk i kanë harruar ende ‘97 dhe Piramidat, ndërsa nënvizoi se Shkëlzeni dhe Argita nuk vijnë dot kurrë në pushtet nga vota e qytetarëve.

5 Prill 2024, 18:34 Nga DOSJA

"Mbajeni kokën lart, bëjmë dhe gabime"/ Pas arrestimit

TIRANË-Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës, lajmi e arrestimit të drejtorëve të Bashkisë Tiranë. Veliaj u shpreh se hetimi nuk ka përfunduar ende, ne duhet ta shohim në gjykatë nëse do të provohet ose pretendimi i prokurorisë.

Veliaj tha se qytetarët nuk i kanë harruar ende ‘97 dhe Piramidat, ndërsa nënvizoi se Shkëlzeni dhe Argita nuk vijnë dot kurrë në pushtet nga vota e qytetarëve.

Duhet ta mbajmë kokën lartë, shokët tanë nuk u larguan. Ata shkuan të japin llogari dhe të sqarojnë se a kanë bërë gabime. Kur shikoj që protestën e drejton Argita me Shkëlzenin, përballë Bashkisë së Tiranës, për diçka që është ende në hetim, ku ende nuk është bërë seanca e parë në gjykatë, dhe kur mendoj se pinjollët e familjes që i kanë shkaktuar më shumë të zeza këtij vendi, që kanë veshur më shumë gra me të zeza, duke filluar nga Piramidat, te vëllavrasja e 97-s, te 21 Janari dhe Gërdeci… Argita me Shkëlzenin thonë: “Ikni ju të vijmë ne”! Me vota nuk bëhet fjalë fare të vijnë dhe as nuk kanë për të ardhur ndonjëherë. Pra, t’i lësh Bashkinë e Tiranës Shkëlzenit dhe Argitës, ata ta hedhin në erë siç bënë me Gërdecin. Kanë shumë kurajo që dalin, teksa vetë janë të paditur në SPAK, vetë janë me masa sigurie, vetë thërrasin: “Lironi babin”. kanë kurajo për një gjë, se hetimi nuk ka përfunduar ende, ne duhet ta shohim në gjykatë nëse do të provohet ose pretendimi i prokurorisë, ose pafajësia e ish-kolegëve tanë. Por, ta dëgjosh këtë nga goja e Argitës dhe Shkëlzenit, që vranë njerez, dhe të thuash “të lëmë bashkinë që të vijnë ta hedhin në erë si Gërdecin”, kjo është ku thërret qameti. Kjo është t’ia fyesh inteligjencën njerëzve në mënyrë spektakolare”, deklaroi Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll