Sport

Dashuria e pashpërblyer e Mesut Özil-it…

Ish-futbollisti ka pranuar se do të kishte dashur të luante për Juventusin në Torino

5 Prill 2024, 18:57 Nga DOSJA
Dashuria e pashpërblyer e Mesut Özil-it…

TURQI - Mesut Özil ka qenë në trend ditët e fundit për shkak të ndryshimit spektakolar të imazhit. Ish- futbollisti i Real Madrid vari këpucët një vit më parë dhe që atëherë ai ka qenë në lajmet për transformimin e tij fizik.

Më tej, gjermani me origjinë turke ka pranuar në rrjetet e tij sociale se do të kishte dashur të luante për Juventusin në Torino. “Krenar për karrierën time dhe për të gjitha klubet fantastike për të cilat kam pasur privilegjin të luaj”,- shkruan Ozil duke iu referuar  Schalke 04, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal dhe Fenerbahce.

"Mungonte vetëm një klub: dashuria ime italiane, Juventusi i Torinos. Juve, 'storia di un grande amore'. Forza Juve",- thotë ish-lojtari i Madridit pranë një fotografie, në të cilën ai shfaqet nga pas, duke veshur fanelën e klubit italian. Juve, numri ‘10’ dhe emri i tij përballë një murale të pikturuar me portrete të kohës së tij te Schalke, Arsenal, apo Real Madrid.

Në Instagram, vetë Juventusi iu përgjigj Özil me dy zemra, një të bardhë dhe një të zezë. Ndaj mesazhit ka reaguar edhe Dusan Vlahovic, sulmuesi i ‘Zonjës së Vjetër’ me disa emoticon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 5 Prill 2024, 16:31

Rinia e dytë e Cristiano Ronaldos…

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo po jeton rininë e tij të dytë. Në ndeshjen e fundit në Ligën Saudite Pro, Al-Nassr arriti ...