Sport

“Angel Di María është i prekur”…

Familja 'Fideo', vazhdimësia e së cilës në Benfica ka qenë një temë e përsëritur në Portugali, ka pësuar kërcënime në vendlindjen e tyre në Rosario.

5 Prill 2024, 18:08 Nga DOSJA
“Angel Di María është i prekur”…

PORTUGALI - Karriera e argjentinasit Ángel Di María është një nga më të mirat "në të gjithë futbollin" dhe rikthimi i tij i suksesshëm në Benfica, klubi i tij i parë në Evropë, është një "histori fantastike", theksoi këtë të premte trajneri i skuadrës portugeze, Roger Schmidt.

"Kur ai erdhi në verë, ishte diçka fantastike për klubin dhe për futbollin, sepse është një histori fantastike. Duke filluar në Evropë, si një lojtar argjentinas te Benfica dhe pas një prej karrierave më të mira në të gjithë futbollin”,- tha Schmidt në një konferencë për shtyp.

Për trajnerin gjerman, 'Fideo' është "në formë të shkëlqyer" dhe "është një lojtar vendimtar dhe kyç" për ‘Shqiponjat’, tek të cilët u rikthye në fillim të këtij sezoni, 13 vjet pas largimit te Real Madridi.

Anësori i ‘Albicelesteve’ nënshkroi për Benficën për një vit dhe vazhdimësia e tij ka qenë një temë e përsëritur në Portugali, veçanërisht pas kërcënimeve të pësuar nga familja e lojtarit në vendlindjen e tij në Rosario.

Schmidt tha se Di María "është i prekur" nga ajo që ndodhi, por siguroi se ai nuk e di nëse "perspektiva e tij është e ndryshme dhe nëse ai imagjinon të vazhdojë te Benfica".

"Ai do të marrë vendimin me familjen e tij dhe ne do të shohim se çfarë është. Do të ishte mirë të mbahej një lojtar si ai, por nuk e di nëse do të jetë e mundur," komentoi Schmidt.

Benfica do të luajë këtë të shtunë derbin e Lisbonës ndaj Sporting-ut, lider me një pikë më pak ndaj rivalit të tyre më të madh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 5 Prill 2024, 16:31

Rinia e dytë e Cristiano Ronaldos…

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo po jeton rininë e tij të dytë. Në ndeshjen e fundit në Ligën Saudite Pro, Al-Nassr arriti ...