Sport

Zinchenko, për luftën në Ukrainë: "Nëse do të më thërrisnin, do të shkoja"...

Lojtari i Arsenalit ka dënuar sulmet ruse në një intervistë për 'BBC'.

5 Prill 2024, 16:16 Nga DOSJA
Zinchenko, për luftën në Ukrainë: "Nëse do të

ANGLI - Oleksandr Zinchenko nuk ka qenë kurrë i indiferent për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. “Shpresoj të vdisni duke vuajtur vdekjen më të dhimbshme”, pat shkruar ai në ‘Instagram’, duke iu referuar Vladimir Putinit, kur ai ishte lojtar i Manchester Cityt. Një mesazh që ai e fshiu më vonë.

Për më tepër, në Angli ata pretenduan se City duhej ta ndalonte lojtarin e tij që të shkonte në frontin e betejës. Një ide që vazhdon në kokën e Zinchenkos, tashmë edhe te Arsenali.

"Unë mendoj se është një përgjigje e qartë. Unë do të shkoja (për të luftuar),"- rrëfeu ai në një intervistë për "BBC" kur u pyet se çfarë do të bënte nëse do të thirrej pasi presidenti Volodymyr Zelensky, për shkak të mungesës së ushtarëve, reduktoi moshën e mobilizimit ushtarak nga 27 deri në 25 vjeç.

"Është e vështirë për t'u kuptuar. Unë kam miq/koleg me të cilët kam shkuar në shkollë, kam luajtur në oborr, apo në fushë futbolli dhe tani ata duhet të mbrojnë për vendin tonë. Sinqerisht, është shumë e vështirë ta pranojmë këtë, por ne nuk mundemi ta refuzojmë”, vijoi ndërkombëtari ukrainas, i cili pretendon se ka dhuruar 1.2 milionë euro që nga fillimi i konfliktit.

"Unë e di që disa njerëz mendojnë se është shumë më e lehtë... për mua të jem në Londër sesa në Ukrainë, por e vetmja gjë që shpresoj është që kjo luftë të përfundojë së shpejti," tha ai.

Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se Zinchenko, lojtari i të rinjve të Shakhtarit, spikati në Rusi. City e nënshkroi atë nga Ufa në vitin 2016 për 2.25 milionë euro. Megjithatë, ai ka shkëputur të gjitha lidhjet me atë pjesë të së kaluarës së tij.

"Pak (ish kolegë) më shkruan, por në shkurt 2022 vendosa të ndërpres çdo lloj komunikimi me ta. As nuk i fajësoj ata. Nuk mund t'u them: "Dilni jashtë për të protestuar, sepse e di që mund të burgosen”, rrëfen ai për “BBC”.

Zinchenko është i qartë: ai as nuk fal... as nuk harron. "Ne kurrë nuk do të harrojmë atë që ata kanë bërë për ne, për njerëzit tanë. Dhe kjo është ajo që unë do t'u mësoj fëmijëve të mi. Dhe fëmijët e mi do t'u mësojnë nipërve të mi. Ajo që ata kanë bërë është e papranueshme."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll