Sport

Java e 30-të përball Partizani - Vllaznia, Superiorja vijon të dielën dhe të hënën…

Pas takimeve të para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, kampionati i Superiores do të zbresin në fushë të dielën dhe të hënën, për të luajtur javën e 30-të.

5 Prill 2024, 15:22 Nga DOSJA

Java e 30-të përball Partizani - Vllaznia, Superiorja vijon të

TIRANE - Sfida e parë e kësaj jave është Kukësi - Dinamo. Ky takim do të luhet në “Kukës Arena” në ora 15:00.

Të dy ekipet vijnë me moralin e lartë në këtë ndeshje, pasi Kukësi hodhi një hap të rëndësishëm drejt finales të Kupës së Shqipërisë, ndërsa Dinamo fitoi sfidën e prapambetur me Teutën dhe u ngjit në vendin e katërt.

Në ora 18:00, në stadiumin “Niko Dovana”, do të luhet takimi Teuta - Laçi, ku të dyja skuadrat kanë si objektiv rikthimin te fitorja në kampionat.

Dita e dielë do të kulmojnë me takimin Partizani - Vllaznia në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:00. Një ndeshje që premton spektakël, pasi për të dyja skuadrat do të jetë një provë e vërtetë para sprintit final të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Të hënën, në orën 18:00, do të luhen dy takimet e fundit të kësaj jave. Erzeni do të përballet me Egnatian në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa takimin Skënderbeu - Tirana do të zhvillohet në stadiumin e Korçës.

Java e 30-të përball Partizani - Vllaznia, Superiorja vijon të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll