Sport

UEFA do të mbledhë në Tiranë, drejtuesit e federatave të Europës Juglindore...

“Shtëpisë së Futbollit” shqiptar, selia e UEFA-s më 16 prill…

5 Prill 2024, 17:43 Nga DOSJA
UEFA do të mbledhë në Tiranë, drejtuesit e federatave

TIRANE - UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore.

Kjo mbledhje do të mbahet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 16 prill, në ora 14:00 - 17:00.

Në këtë mbledhje, që organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit, do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit europian.

Pjesë e mbledhjes do të jenë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore: Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Sllovenisë, Turqisë dhe Shqipëria.

Kjo nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA-s do të zhvillohet në vendin tonë, pasi më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 5 Prill 2024, 16:31

Rinia e dytë e Cristiano Ronaldos…

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo po jeton rininë e tij të dytë. Në ndeshjen e fundit në Ligën Saudite Pro, Al-Nassr arriti ...