Bota

OKB: Sulmi ndaj punonjësve të ndihmave mund të përbëjë krim lufte

Ndërsa ushtria izraelite ka kërkuar falje për sulmin e së hënës dhe e quajti sulmin një gabim të rëndë.

5 Prill 2024, 15:54 Nga E. D
OKB: Sulmi ndaj punonjësve të ndihmave mund të
foto ilustruese

GAZA- Sulmet kundër autokolonave të ndihmave humanitare në Gaza mund të përbëjnë një krim lufte, tha në një deklaratë Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, pas një sulmi izraelit që vrau shtatë punonjës të ndihmës në Gaza të hënën.

"Sulmimi i njerëzve ose objekteve të përfshira në ndihmën humanitare mund të përbëjë një krim lufte. Siç ka thënë vazhdimisht Komisioneri i Lartë, mosndëshkimi duhet të përfundojë," tha zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Jeremy Laurence.

 Ndërsa ushtria izraelite ka kërkuar falje për sulmin e së hënës dhe e quajti sulmin një gabim të rëndë. Shtatë punëtorë nga World Central Kitchen, e cila ofron ndihmë ushqimore në zonat e krizës dhe konfliktit, u vranë kur kolona e tyre u godit të hënën në mbrëmje, pak pasi ata mbikëqyrën shkarkimin e 100 tonëve ushqime të sjellë në enklavën palestineze nga deti.

jeremy laurence

Sondazh

Poll