Bota

13-vjeçari vret me thikë një të pastrehë në Dortmund

Një video e telefonit celular tregon se si fëmija dyshohet se e goditi burrin me thikë mbrëmjen e së enjtes.

5 Prill 2024, 15:20 Nga E. D
13-vjeçari vret me thikë një të pastrehë në
foto ilustruese

GJERMANI- Një djalë 13-vjeçar vrau një të pastrehë në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Dortmund. Policia ka arrestuar 4 djem të moshës 13 deri në 15 vjeç. Një video e telefonit celular tregon se si fëmija dyshohet se e goditi burrin me thikë mbrëmjen e së enjtes.

Nga autopsia rezultoi se viktima 31-vjeçare ishte vrarë nga disa plagë me thikë. Është e sigurt se goditjet me thikë fatale janë shkaktuar nga një fëmijë nën moshën e përgjegjësisë penale. Sipas raportimeve, mes të miturit dhe të pastrehut ka pasur një sherr që më pas ka përfundura me përdorimin e thikës.

gjermani

Sondazh

Poll