Art&Argëtim

Romeo dhe Zhuliet në skenat britanike, zgjedhja e aktores protagoniste pritet me komente negative dhe raciste nga publiku

Megjithatë, ajo që do të luajë Zhulietën nuk e ka emocionuar publikun.

4 Prill 2024, 17:51 Nga S.B
Romeo dhe Zhuliet në skenat britanike, zgjedhja e aktores protagoniste
Tom dhe Francesca

SHBA- Zgjedhja e aktores që do të luajë Zhulietën në krah të aktorit Tom Holland ka shkaktuar shumë reagime. Shfaqja e famshme Romeo and Zhuliet, do të ngjitet në skenën e Dukës së Yorkut të enjten më 23 maj, me yllin e ‘Spiderman’ në rolin e Romeos.

Megjithatë, ajo që do të luajë Zhulietën nuk e ka emocionuar publikun. Është aktorja e njohur Francesca Amewudah-Rivers.

Në një konferencë të fundit për shtyp për shfaqjen, aktorja e re tha se për të, ky rol i veçantë është një ëndërr e realizuar: Jam shumë mirënjohëse që po bëj West End-in tim. Është një ëndërr t'i bashkohesh këtij grupi artistësh të jashtëzakonshëm.

Edhe pse ka një eksperiencë në skenë, aktorja nuk e ka bindur publikun për shkak të pamjes së saj. Komentet në X flasin negativisht për zgjedhjen e aktores, duke theksuar se “ajo duhej të kishte refuzuar rolin”. Madje përmendin se ajo nuk është aq e bukur sa të luajë Zhulietën, ndërsa të gjithë këmbëngulin për faktin se ajo është me ngjyrë.

Pati sigurisht edhe nga ata që mbështetën aktoren duke u shprehur se ndoshta ky është një mesazh që duhet të përcillet në epokën moderne, pasi shumë herë edhe sot mund të jetë origjina dhe pamja e dikujt një pengesë për një marrëdhënie dashurie.

Njëri shkroi se William Shakespeare do të ishte tronditur nga kjo zgjedhje, ndërsa një tjetër shtoi: Në këtë Romeo dhe Zhuliet, Zhulieta ka mustaqe.

Natyrisht, disa e mbështetën atë dhe theksuan se të luajë një grua me ngjyrë Zhulietën është risi, ndërsa përmendën edhe se mund të jetë një simbol kundër racizmit.

tom holland rome dhe zhuliet

Sondazh

Poll