Politike

Kërkoi heqjen e sekuestros së telefonit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Monika Kryemadhit

Ditën e sotme Gjykata mori vendimin për rrëzimin e rekursit të Kryemadhit ndërsa telefoni i saj është nën sekuestro.

5 Prill 2024, 09:44 Nga N.F
Kërkoi heqjen e sekuestros së telefonit, Gjykata e Lartë
Kryemadhi

TIRANË- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros së telefonit të saj. Ditën e sotme Gjykata mori vendimin për rrëzimin e rekursit të Kryemadhit ndërsa telefoni i saj është nën sekuestro.

SPAK ka nisur hetime pas disa kallëzimeve ndaj saj dhe personave të lidhur me të, përfshirë kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e sekuestros ndaj telefonit të Kryemadhit. Kryemadhi e kundërshtoi sekuestron fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, por u rrëzua. 

telefoni sekuestro kryemadhi spak

Sondazh

Poll