Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Seman, makina humb kontrollin dhe përfundon e përmbysur në kanal

Aksidenti mësohet se ka ndodhur pak më parë në afërsi të “Urës së Bacinozit”.

5 Prill 2024, 11:08 Nga N.F
Aksident në aksin Fier-Seman, makina humb kontrollin dhe përfundon e
Aksidenti

FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman. Aksidenti mësohet se ka ndodhur pak më parë në afërsi të “Urës së Bacinozit”.

Raportohet se një automjet “BMW X5 “ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizën.

aksident fier kanal

Sondazh

Poll