Politike

Droga në Xibrakë/ Pse Balla dhe Manja nuk dërgojnë letërporosi në Gjermani për dosjen

Kjo pasi ka qenë inteligjenca gjermane, e cila sinjalizoi policinë shqiptare për laboratorin e drogës në fshatin Xibrakë. Në këtë mënyrë nëse marrin dosjen Xibraka në Hanover, do të dalë e vërteta e akuzave të Bardhit dhe nëse nuk janë të vërteta, ata mund ta përgënjeshtojnë atë. 

4 Prill 2024, 21:40 Nga I.A
Droga në Xibrakë/ Pse Balla dhe Manja nuk dërgojnë
Taulant Balla dhe Ulsi Manja

TIRANË- Dosja Xibraka ka marrë një vëmendje të shtuar ditët e fundit në vendin tonë, për shkak të detajeve që Gazment Bardhi nxori në lidhje me trafikimin e kokainës. Bardhi me dosjen e hetimit të prokurorisë ka bërë lidhjen mes grupit të kokainës dhe vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Por këto detaje janë kundërshtuar me shumicë nga maxhoranca, e cila dhe ditën e sotme mbrojten liderin e tyre,i cili nuk pranoi interperlancën me Bardhin. Ka qenë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja por dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kanë deklaruar se akuzat e Bardhit janë të rreme. Por për ta vërtetuar këtë nuk kanë bërë asnjë hap. Pse as Manja dhe as Balla nuk dërgojnë një letërporosi në Hanover të Gjermanisë për të marrë dosjen Xibraka.

Kjo pasi ka qenë inteligjenca gjermane, e cila sinjalizoi policinë shqiptare për laboratorin e drogës në fshatin Xibrakë. Në këtë mënyrë nëse marrin dosjen Xibraka në Hanover, do të dalë e vërteta e akuzave të Bardhit dhe nëse nuk janë të vërteta, ata mund ta përgënjeshtojnë atë. 

Po ashtu vetë Ministri Balla ditën e sotme në Kuvend la të kuptohet se e di shumë mirë se kush është 45-vjeçari që përshkruhet si vëllai i kryeministrit Rama. Sipas Ballës, 45-vjeçari është brun dhe flokëshkurtër, ndërkohë që theksoi se dhe kryedemokrati Sali Berisha e di shumë mirë se kush është ai.

"Ky diskutim vijon për disa minuta dhe del PD dhe akuzon Ramën, Ballën, Olsi Ramën dhe kush doli para. Jo ju që keni mbetur këtu, ata që kanë qenë këtu e dinë kush është ai bruni flokëshkurtër 45 vjeç. E di fare mirë ti. Shko pyet Saliun, shko sot poshtë ballkonit, dhe thuaj Sali kush është ai. E di Saliu, e ka thënë këtu në sallë kush është. Është i lidhur me një deputet të partisë tënde. Nëse ju keni besim, pse nuk keni durim ta hetojë edhe këtë çështje SPAK. Kreu i grupit të PD është detyrë shumë e rëndësishme. Shko bëj kallëzim, mos bëj njoftim. Bëje kallëzim. Për kallëzim të rremë shko në kokërr të burgut, shko bëj kallëzim. Sot në orën 6 shko thuaj Sali kush është ai 45-vjeçari ta thotë ai, ta thonë edhe shokët e rreshtit të fundit”, tha Balla.

Sipas përshkrimit të Ballës, ai lë të kuptohet se ai e njeh shumë mirë, por nëse është kështu, pse Ministri nuk e tregon se kush është. Ende nuk dihet se nga e di Balla se kush është 45-vjeçari i përfshirë me kreun e grupit kriminal Genci Xhixha. Përse Balla ka nguruar që ta nxjerr se kush është përsoni i përfshirë në ngjarjen kriminale dhe kështu nëse nuk është vëllai i kryeministrit, do të lirohej nga akuzat e Opozitës.

taulant balla ulsi manja gazment bardhi

Sondazh

Poll