Aktualitet

Tentoi ti jepte ryshfet punonjësit të policisë, arrestohet 40-vjeçari i dehur në Tiranë

Sipas njoftimit 40-vjeçari me incialet A. Sh. ka tentuar ti japë ryshfet punonjësit të policisë pasi po drejtonte mjetin i dehur. 

5 Prill 2024, 09:33 Nga N.F
Tentoi ti jepte ryshfet punonjësit të policisë, arrestohet
Ryshfet

TIRANË- Një 40-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të korruptojë një polic. Sipas njoftimit 40-vjeçari me incialet A. Sh. ka tentuar ti japë ryshfet punonjësit të policisë pasi po drejtonte mjetin i dehur. 

I arrestuar po drejtonte mjetin i dehur si dhe kishte kryer parakalim të gabuar që solli ndalimin e tij nga policia. Me arrestimin e tij shkon në 36 arrestimi i shoferëve për korruson ndaj punonjësve të policisë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Shkon në 36 numri i shtetasve të arrestuar për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, mbetur në tentativë. Shtetasi A. Sh., 40 vjeç, i cili u konstatua duke kryer parakalim të gabuar, pas verifikimit, rezultoi në efektin e alkoolit. I kapur në shkelje, ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit, ryshfet.

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv ndaj punonjësve të Policisë. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet, në 112.

policia arrestim parakalim

Sondazh

Poll