Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare gazetari Zamir Dule

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë bëri thirrje për ndihmë për gazetarin Zamir Dule pasi ai ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuante nga problemet e zemrës.

5 Prill 2024, 10:27 Nga N.F
Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare gazetari Zamir Dule
Zamir Dule

KORÇË- Ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçari gazetari i kronikës, Zamir Dule. Gazetari humbi jetën pas një operacioni në zemër. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë bëri thirrje për ndihmë për gazetarin Zamir Dule pasi ai ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuante nga problemet e zemrës.

Varrimi i Zamir Dules mësohet të bëhet sot në fshatin Miras të Korçës në orën 13.00. Zamir Dule ka punuar në gazetën “KOHA JONE” prej vitit 1993-1997, fillimisht si korespodent për Korçën dhe me pas në redaksinë qendrore në Tiranë. Në ngjarjen e natës se 2 marsit duke u gdhirë 3 mars 1997, gazetari Zamir Dule para vënies së zjarrit të redaksisë së KOHA JONE nga SHIK-u, Policia dhe Garda e Republikës, u mor me forcë nga zyrat e gazetës, bashkë me punonjësin tjetër Anesti Nikolla, dhe u rrah në qelitë e Komisariatit Nr.3 të Policisë në Tiranë.

Që prej asaj nate makabre për median e lirë, gazetari Zamir Dule nuk punoi më, pas pasojave çnjerëzore ndaj tij prej agjentëve të SHIK-ut.

 

zamir dule operacion ne zemer

Sondazh

Poll