Aktualitet

Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin anësor, humb jetën 62-vjeçari në Burrel

Sipas njoftimit të policisë aksidenti ndodhur rreth orës 20:30 në vendin e quajtur “Ish parku”. Mjeti të cilin po drejtonte viktima mësohet se ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur anësor. Për shkak të përplasjes dhe plagëve të marra 62-vjeçari ka humbur jetën në spital.

5 Prill 2024, 09:57 Nga N.F
Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin anësor, humb
Foto ilustruese

BURREL-Një 62-vjeçar me inicialet M.B ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti. Mësohet se aksidenti është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Burrel.

Sipas njoftimit të policisë aksidenti ndodhur rreth orës 20:30 në vendin e quajtur “Ish parku”. Mjeti të cilin po drejtonte viktima mësohet se ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur anësor. Për shkak të përplasjes dhe plagëve të marra 62-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Me datë 04.04.2024, rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Ish parku”,  shtetasi M.B., 62 vjeç, banues në Burrel,  duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital.

aksident burrel

Sondazh

Poll