Politike

"Balla tha se njeh trafikantin te dosja e Xibrakës"/ Bardhi: Prokuroria të verifikojë pergjimet

Bardhi tha për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se Edi Rama ka zgjedhur ti fshihet të vërtetës. 

4 Prill 2024, 21:17 Nga h.k
"Balla tha se njeh trafikantin te dosja e Xibrakës"/ Bardhi:
Foto ilustruese

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi tha se Edi Rama duhej të sqaronte sepse vëllai i tij lëvizte me makinat e trafikantëve, çfarë lidhje kishte me trafikantët e Xibrakës, cilët janë personat që njeh nga grupi criminal, e kështu me rradhë.

Bardhi tha për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se Edi Rama ka zgjedhur ti fshihet të vërtetës. 

"Zyrtarisht ministri i Brendshëm pretendon se njeh trafikantë dhe nuk ka njoftuar Prokurorinë, pra është në kushtet e fshehjes së krimit. 

Ai tha se grupet e vëzhgimit të personit e shoqërojnë me foto dhe video, çka do të thotë se nëse Prokuroria apo Policia do të kishin interes për ta identifikuar, mund të ishte opinioni publik që mund të ndihmonte ta identifikonte. Dosja është me dokumente nga Prokuroria dhe Gjykata. E rëndësishme është që kjo çështje vijon të jetë e hapur. Dosja është pezulluar që në 2018, ka zënë pluhur, dhe po të shikosh  një nga prokurorët është votuar vetëm nga mazhoranca e Edi Ramës në pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa tjetri pasi u emërua. 

Ai tha se tre nga katër personat që përdornin automjetet janë identifikuar, ndërsa personi i katërt që është përdorues është Olsi Rama. Bardhi tha se i takon Prokurorisë që të verifikojë përgjimet, raportet e policisë, atyre të vëzhgimit, për të provuar fajësinë e personit."-tha Bardhi. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll