Politike

Bardhi: Në SPAK kam depozituar kallëzim penal ndaj Olsi Ramës, nuk kam hartuar akuzë, ata po bëjnë kallëzim të rremë

Ai tha se ka depozituar në SPAK të njëjtin model si në rastin e Edi Ramës për çështjen McGonigal.

4 Prill 2024, 21:30 Nga I.A
Bardhi: Në SPAK kam depozituar kallëzim penal ndaj Olsi Ramës,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se ai padinë në SPAK e ka bërë ndaj Olsi Ramës dhe e shpjegoi këtë. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live” në Syri TV, Bardhi theksoi se ai nuk mund të akuzohet për kallëzim të rremë, pasi ai nuk ka hartuar asnjë akuzë.  

 “Taulant Balla në Kuvend më tha: Ti bën këto akuza se ti ka thënë Taulant Balla. Unë kam nxjerrë pjesë të dosjes, Edi Rama më thotë ke bërë kallëzim të rremë. Në fakt janë ata që kanë kryer kallëzim të rremë”, tha Bardhi.

Ai tha se ka depozituar në SPAK të njëjtin model si në rastin e Edi Ramës për çështjen McGonigal.  Ai tha se do i shkojë deri në fund dosjes dhe do të surprizohen dhe do të dështojnë në mënyrë spektakolare.

“Dosja është atje, unë çoj të dhënat dhe faktet. Ata duhet të nxjerrin dosjen nga sirtari, ku ka zënë pluhur”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll