Aktualitet

EMRI/ Falsifikoi dokumentet për të zhdoganuar një automjet, arrestohet 50-vjeçari në Dibër

50-vjeçari do të mbahet në burg për të vuajtur dënimin.

4 Prill 2024, 12:18 Nga S.B
EMRI/ Falsifikoi dokumentet për të zhdoganuar një automjet,
foto ilustruese

DIBËR- Arrestohet i shpalluri në kërkim Sefer Agasi në Dibër. Mësohet se këtë 50-vjeçar Gjykata e Dibrës e ka dënuar me dy vite burgim për veprat penale falsifikim dokumentash dhe kontraband mallrash.

Bëhet me dije se Sefer Agasi ka dhënë dokumente false për zhdoganimin e një automjeti. 50-vjeçari do të mbahet në burg për të vuajtur dënimin.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Vijon zbatimi i planit operacional mbarëkombëtar, i koduar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dënuar nga Gjykata e Dibrës, me 2 vjet burgim, për falsifikim të dokumenteve për zhdoganimin e një automjeti, ndalohet 50-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Rinas, si dhe pas intervistimit të detajuar të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, u bë ndalimi i shtetasit Sefer Agasi, 50 vjeç.

Gjykata e Dibrës e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. Në vitin 2016, ai ka paraqitur në PKK Bllatë, dokumente false, me qëllim zhdoganimin e një automjeti.

Shtetasi Sefer Agasi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e dënimit.

diber falsifikim dokumentesh

Sondazh

Poll