Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplas 70-vjeçarin me biçkletë

I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

4 Prill 2024, 09:43 Nga r.ll
Aksident në Shkodër, makina përplas 70-vjeçarin me
foto

SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë një 29-vjeçar ka përplasur me makinë një 70-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë. 

I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak/

Rreth orës 08:40, në rrugën “Gjuhadol”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 29 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. N., rreth 70 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Shtetasi P. N. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll