Aktualitet

Pas 48 orësh hapen pikat kufitare me Greqinë, krijohet radhë kilometrike e kamionëve në Kapshticë

Pas normalizimit të punës në dogana raportohet se në Kapshticë janë krijuar radhë kilometrike të kamionëve. 

4 Prill 2024, 09:47 Nga r.ll
Pas 48 orësh hapen pikat kufitare me Greqinë, krijohet radhë
pamje nga kapshtica

KAPSHTICË- Pas 48 orësh është rihapur qarkullimi në pikat kufitare me Greqinë. Pas normalizimit të punës në dogana raportohet se në Kapshticë janë krijuar radhë kilometrike të kamionëve. 

Radha ka arritur deri në 3 kilometra, ndërsa një nga drejtuesit shprehet se pret aty që prej orës 03:00 të mëngjesit. Këto vonesa shkaktohen nga fluksi i lartë, por edhe kryerja e procedurës së skanimit për çdo mjet transporti.

Katër pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës, Tre Urat e Qafë-Botës u mbyllën për shkak të grave të zhvilluara për kushte më të mira pune, paga më të larta e shtim personeli.

 

doganat shqiptare kapshtice

Sondazh

Poll