Aktualitet

U kap me makinë të vjedhur në Muriqan, telashe për 45-vjeçarin nga Ukraina

Policia njoftoi se nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Ukrainë.

4 Prill 2024, 09:50 Nga M.B
U kap me makinë të vjedhur në Muriqan, telashe për
Foto ilustruese

MURIQAN- Një 45-vjeçar nga Ukraina me inicialet E. Z., do të hetohet në gjendje të lirë në vendin tonë. Ukrainasi u kap në pikën kufitare të Muriqanit me një automjet që rezultonte i vjedhur. Policia njoftoi se nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Ukrainë.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin ukrainas E. Z., 45 vjeç, banues në Ukrainë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Ukrainë.

policia ukraians ne muriqan

Sondazh

Poll