Aktualitet

VIDEO/ Agravon sherri në një qendër bastesh në Itali, shqiptari plagos rëndë 52-vjeçarin italian

Mësohet se për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë italian. Shkak për sherrin dyshohet të jenë bërë mosmarrëveshjet, që kishin me njëri-tjetrin pikërisht me jetesën në të njëjtën ndërtesë.

4 Prill 2024, 10:30 Nga N.F
VIDEO/ Agravon sherri në një qendër bastesh në Itali,
Pamje nga sherri

ITALI- Një sherr mes një shqiptari dhe një italiani është regjistruar në një qendër bastesh në Itali. Mësohet se për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë italian. Shkak për sherrin dyshohet të jenë bërë mosmarrëveshjet, që kishin me njëri-tjetrin pikërisht me jetesën në të njëjtën ndërtesë.

Ngjarja ndodhi pasditen e 1 prillit në Villagrazia di Carini, Palermo, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës, mediat italiane kanë publikuar pamjet e sherrit në fjalë. Nga videot e regjistruara nga kamerat e sigurisë duket 44-vjeçari shqiptar i cili godet me dhjetëra herë me thikë italianin 52-vjeçar. Ky i fundit tenton të mbrohet me duar derisa bie përtokë.

Në vendngjarje ndodheshin dëshmitarë të shumtë. Ishin ata që njoftuan dhe policinë. Shqiptari u arratis menjëherë pas ngjarjes për t’u arrestuar rreth 24 orë më pas. I plagosuri u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku dhe ndodhet aktualisht. Përveç plagëve të shumta në bark, 52-vjeçari ka marrë dëmtime edhe në kraharor e krahë.

 
 

itali shqiptar plagosje sherr

Sondazh

Poll