Politike

Replika mes deputetëve socialistë dhe opozitës/ Majko: Drejtuesi juaj e quan SPAK organizatë kriminale. Bardhi: Sillni Pandit ligjin që përfiton Pëllumb Gjoka

Në përgjigjen ndaj Majkos, Gazment Bardhi tha se deputeti i PS-së duhet të pyesë kryeministrin se për llogari të kujt e goditi SPAK-un në rastin e portit të Limionit.

4 Prill 2024, 10:58 Nga r.ll
Replika mes deputetëve socialistë dhe opozitës/ Majko: Drejtuesi
pandeli majko

TIRANË- Ka nisur me replika mes deputetëve socialistë dhe atyre të opozitës seanca e sotme plenare.  Deputeti socialist, Pandeli Majko tha se drejtuesi i opozitës e quan SPAK organizatë kriminale, ndërsa shtoi se deputeti demokrat Tritan Shehu pas 25 vitesh po kërkon të dënohet gjenocidi serb. 

Majko: Ne nuk po heshtim, thjesht po shohim se si kacafyteni me njëri-tjetrin. Keni kaq muaj që e keni bërë këtë sallë cirk. Kam një pyetje për z.Bardhi, i cili thotë se nuk do të lejohet të amnistohen të dënuarit nga SPAK-u. Ju shkoni te mitingu i kryetarit tuaj. Drejtuesi juaj e quan SPAK-un organizatë kriminale. Kjo organizate kriminale a jep drejtësi të pavarur në Shqipëri? Po apo jo?! Ngrihet Tritan Shehu pas 25 vitesh dhe thotë të dënohet gjenocidi serb. Atëherë Partia Demokratike nuk ishte e pranishme në sallë. A mund ta sillni ligjin e regjistrimin e pronave në veri.

Në përgjigjen ndaj Majkos, Gazment Bardhi tha se deputeti i PS-së duhet të pyesë kryeministrin se për llogari të kujt e goditi SPAK-un në rastin e portit të Limionit.

Bardhi: Keni mundësi të sillni ligjin për regjistrimin e pronës 390 mijë metër katror tokë publike dhe pastaj Edi Rama t’i firmos. Është problem shumë i madh t’ia sillni Pandit ligjin që Pëllumb Gjoka të përfitojë edhe me letra tokën shtetërore dhe ai atje që mungon sot të mos i hyjë gjemb në këmbë se ju ka ju. E dyta, sa i përket SPAK-ut. Shko pyet Edi Ramën se për llogari të kujt e goditi SPAK-un në rastin e portit të Limionit. Cilët janë oligarkët pas atij porti dhe Edi Rama doli dhe sulmoi Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Nëse doni të bëni politikë me drejtësinë, pa dyshim ne mund të bëjmë politikë pasi gjysmën e atyre në krah i keni një ditë po një ditë jo në SPAK. Për ju drejtësia është e re sa herë godet kundërshtarët dhe është e vjetër kur u godet ju. Aministohet Ilir Beqaj dhe është gjykata që thotë merreni nën hetim, amnistohet Erion Veliaj.

Ndërkohë Shehu theksoi se kjo qeveri e kishte shitur shpirtin për çështjen e Kosovës. Majko ia kthehu se atë e bëri PD ku kur bënte trageti me Millosheviçin

“Kam një raport të mirë me historinë. Edhe duke qenë se Jam me PS. Në 1967 është shitur shpirti, kur u prishën xhamitë dhe kishat. Shpirti u shit kur PD i shiste naftë dhe armë Millosheviçit.”, tha Majko.

 

gazment bardhi pandeli majko tritan shehu seance plenare 4 prill 2024

Sondazh

Poll