Art&Argëtim

Hailey dhe Justin Bieber drejt divorcit? Flet miku i tyre i afërt

Në të, këngëtari shihet i shtrirë në shtrat, duke u përqafuar me qenin e tyre.

4 Prill 2024, 11:54 Nga S.B
Hailey dhe Justin Bieber drejt divorcit? Flet miku i tyre i afërt
Justin dhe Hailey

SHBA- Pavarësisht thashethemeve për divorc, Justin dhe Hailey Bieber janë “shumë të lumtur së bashku”, siç konfirmon një burim i afërt i tyre. Ky i fundit e ka përgënjeshtruar lajmin e krisjes mes çiftit për "People".

“Çifti po shkon shumë mirë. Nuk ka divorc, kjo nuk është e vërtetë. Ata janë shumë, shumë të lumtur”, tha ai.

Duke dashur t’i tregojë audiencës se janë mirë bashkë, Hailey Bieber ka postuar një story në Instagram me një foto të bashkëshortit të saj. Në të, këngëtari shihet i shtrirë në shtrat, duke u përqafuar me qenin e tyre.

Hailey dhe Justin Bieber drejt divorcit? Flet miku i tyre i afërt
Justin Bieber

Thashethemet rreth martesës së saj me Justin Bieber nisën pasi babai i saj Stephen Baldwin ngriti shqetësime për mirëqenien e çiftit. Konkretisht, ai ka ripostuar një mesazh në rrjetet sociale ku i kërkon publikut të lutet për vajzën dhe bashkëshortin e saj.

justin bieber hailey bieber

Sondazh

Poll