Art&Argëtim

"Dua të jem vajzë dhe të eci përpara"/ Hunter Schafer rrëfen se nuk do të luajë më role transgjinoresh në filma

Ylli 25-vjeçar transgjinor fitoi famë duke luajtur një personazh trans, Jules Vaughn, në dramën hit të HBO-së.

4 Prill 2024, 11:16 Nga S.B
"Dua të jem vajzë dhe të eci përpara"/ Hunter
Hunter Schafer

SHBA- Aktorja e Euphoria, Hunter Schafer ka thënë se nuk dëshiron më të luajë role transgjinorësh. Ylli 25-vjeçar transgjinor fitoi famë duke luajtur një personazh trans, Jules Vaughn, në dramën hit të HBO-së.

Ajo tha: Kam punuar kaq shumë për të arritur këtu ku jam, duke kaluar këto pika vërtet të vështira në tranzicionin tim, dhe tani dua vetëm të jem vajzë dhe më në fund të vazhdoj përpara.

Duke folur për revistën GQ, Schafer tha se të qenit e njohur thjesht si një "aktore trans" ishte në fund të fundit poshtëruese për të.

"Dua të jem vajzë dhe të eci përpara"/ Hunter
Hunter Schafer

Ajo vazhdoi: Më janë ofruar shumë role trans dhe thjesht nuk dua ti bëj. Nuk dua të flas për këtë.

Të tjerë kanë argumentuar se koncepti i aktrimit ka të bëjë me të bërit dikush tjetër dhe se do të ishte shumë kufizuese të luash vetëm role me karakteristika të përbashkëta nga aktori. Schafer luajti së bashku me Zendaya, Jacob Elordi dhe Sydney Sweeney në dramën fituese të çmimit ‘Emmy’ Euphoria, e cila do të rikthehet për një sezon të tretë.

hunter schafer euphoria transgjinor

Sondazh

Poll