4 Prill 2024, 11:34
Nga N.F
Foto ilustruese
IRAN- Numri i ekzekutimit të dënuarve në Iran ka shënuar një rritje jashtëzakonisht të madhe në vitin 2023, sipas Amnesty International, e cila tha se gjysma e të ekzekutuarve ishin të dënuar për akuza në lidhje me drogën.
Sipas grupit për të drejtat e njeriut, kjo e vë në pah “ndikimin joproporcional të politikave vdekjeprurëse të autoriteteve kundër lëndëve narkotike në komunitetet e varfra dhe të margjinalizuara”. Amnesty tha në një raport të publikuar më 4 prill se Irani i kreu 853 ekzekutime vitin e kaluar. Së paku 481 prej të ekzekutuarve ishin të dënuar për lëndë narkotike.
“Dënimi me vdekje është i neveritshëm në të gjitha rrethanat, por përdorimi i tij në një shkallë të lartë për dënimet në lidhje me përdorimin e drogës pas gjykimeve tejet të padrejta para Gjykatave Revolucionare, është abuzim grotesk i detyrës”, tha Diana Eltahawy, zëvendësdrejtoresha rajonale e Amnesty për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Amnesty e ka akuzuar Qeverinë iraniane edhe për “armatimin e dënimit me vdekje”, për t’i sulmuar “protestuesit, disidentët dhe pjesëtarët e pakicave të shtypura etnike”. Ajo bëri thirrje për “përgjigje të fuqishme globale” për t’i bërë trysni Teheranit për ta pezulluar përkohësisht dënimin me vdekje.
Pas një vale protestash kombëtare që e goditën vendin në pjesën e dytë të vitit 2022, Amnesty shkroi: “Autoritetet iraniane e rritën përdorimin e dënimit me vdekje si armë për t’i shtypur disidentët”.
Numri i të ekzekutuarve në Iran në vitin 2023 ishte më i larti prej vitit 2015 dhe 172 për qind më i lartë se në vitin 2021, kur Ebrahim Raisi u bë president dhe Gholamhossein Ejei u emërua kryetar i gjyqësorit, tha Amnesty në raport.
Qeveria iraniane nuk i publikon të dhënat zyrtare për numrin e ekzekutimeve, por Amnesty punoi me grupet iraniane për të drejtat e njeriut për t’i dokumentuar rastet duke përdorur burime të hapura si, mediat shtetërore dhe organizatat për të drejtat e njeriut. Së paku 95 ekzekutime u raportuan më 2024 në Iran deri më 20 mars, tha grupi për të drejtat e njeriut, duke shtuar se beson se numri i vërtetë është më i lartë.
Marrë nga REL
amnesty iran ekzekutime
Bota
4 Prill 2024, 11:17
N.F
Pamje nga takimi
KOSOVË- Mbrëmjen e djeshme presidentja e Kosovës ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, Konjuf...
Bota
4 Prill 2024, 11:05
S.B
foto ilustruese
FRANCË- Një çift francez është dënuar me një vit burgim me kusht për mbajtjen e dhjetër...
Bota
4 Prill 2024, 11:04
N.F
Danka Iliç
SERBI- Kanë përfunduar kërkimet për 2-vjeçaren, Danka Iliç e cila u zhduk 10 ditë më par&eum...
Bota
4 Prill 2024, 10:47
N.F
Ivan Vujaçiç
SERBI- Ish-ambasadori i Serbisë në ëashington, Ivan Vujaçiç në një deklratë të ...
Bota
4 Prill 2024, 09:56
N.F
Policia në protestë
GJERMANI- Oficerët e policisë në shtetin jugor gjerman të Bavarisë kanë zgjedhur një ...
Bota
4 Prill 2024, 10:06
r.ll
Elefant
ZAMBIA- Një turist i moshuar amerikan u vra pasi një elefant "agresiv" sulmoi një automjet gjatë një shëtitjeje ...
Bota
4 Prill 2024, 10:04
M.B
Dmytro Kuleba dhe Jens Stoltemberg
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm nga 32 anëtarët e NATO-s po mblidhen për të dytën ditë s...
Bota
4 Prill 2024, 09:35
N.F
Miroslav Lajçak
ZVICËR- Miroslav Lajçak, përfaqësues special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, do t&eu...
Bota
4 Prill 2024, 09:31
r.ll
reinhard butikofer
TIRANË- Deputeti i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka shprehur kritika dhe mospëlqim për të Dërguarin...
Bota
4 Prill 2024, 09:01
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
RUSIA- Ukrainasit kanë sulmuar me dronë njërën nga rafineritë më të mëdha ruse duke vijua...