Aktualitet

Shkatërrohen 6 banda kriminale në Greqi, vihen në pranga 50 persona, mes tyre edhe një shqiptar

 Personat e identifikuar si pjesëtarë në këto grupe akuzohen për 480 vjedhje në mjetet e transportit publik dhe në vende turistike, 120 vjedhje në makina, shitje të 16.5 kg marijuanë, 1.5 kg kokainë dhe sasive të tjera si dhe për qarkullimin e më shumë se 1500 kartëmonedhave false.

4 Prill 2024, 09:14 Nga N.F
Shkatërrohen 6 banda kriminale në Greqi, vihen në pranga 50
Sendet e sekuestruara

GREQI- Autoritet greke kanë shkatërruar 6 grupe kriminale pas një operacioni masiv të nisur tre ditë më parë. Mësohet se janë vënë në pranga 50 persona dhe janë identifikuar 187 të tjerë. Më tej bëhet me dije se mes të arrestuarve është edhe një shqiptar.

Personat e identifikuar si pjesëtarë në këto grupe akuzohen për 480 vjedhje në mjetet e transportit publik dhe në vende turistike, 120 vjedhje në makina, shitje të 16.5 kg marijuanë, 1.5 kg kokainë dhe sasive të tjera si dhe për qarkullimin e më shumë se 1500 kartëmonedhave false.


Gjatë hetimeve është zbuluar se pjesë e këtyre grupeve është dhe autori shqiptar i plagosjes së tre të rinjve nga Kreta në 16 dhjetor në Gazi të Athinës, ndërkohë që është zbuluar edhe vrasja e një të huaji e ndodhur në Athinë në 8 mars.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 73 mijë 725 euro, 697 dollarë, mbi 16 kg marijuanë, rreth 159 gram kokainë, rreth 18 gram heroinë, droga të tjera, 3 armë zjarri dhe 3 karabina, 14 armë të ftohta, 3 jelekë antiplumb, 8 automjete dhe 8 motora si dhe shumë municion, sende të vjedhura, para false e materiale të tjera.  Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të tjerë.

 

greqi bande shqiptar

Sondazh

Poll