Politike

Berisha: Ditën e premten nis revolta kundër këtij regjimi që vjedh 100 përqind fondet pa i lëvizur qerpiku

Berisha u shpreh se ditën e premte nis revolta kundër regjimit që vjedh 100 përqind fondet pa i lëvizur qerpiku. 

3 Prill 2024, 20:58 Nga N.F
Berisha: Ditën e premten nis revolta kundër këtij regjimi që
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështëtësvë poshtë pallatit ka rikujtuar edhe një herë protestën e cila do të zhvillohet të premten. Berisha u shpreh se ditën e premte nis revolta kundër regjimit që vjedh 100 përqind fondet pa i lëvizur qerpiku. 

Ai me tej shtoi se Veliaj duhet të japë dorëheqjen për poshtërsitë që ka bërë ndaj qytetarëve. Berisha tha se Veliaj i dha vëllait të tij tenderin për të bërë dasmën e tij.

Fjala e plotë:

Miqtë e mi, dita e premte është një ditë historike sepse dita e premte nis revolta, mosbindja civile e shqiptarëve gjer në fitore. Për të shpëtuar nga kjo bandë hajdutësh, trafikantësh, faqezinjsh që s’i ka toka. Miq, mbarë shqiptarët presin nga qytetarët e Tiranës çlirimin e bashkisë së tyre, shpëtimin e bashkisë së tyre, fillimin e revoltës që do çojë në përmbysjen e këtij regjimi çnjerëzor, kafshëror. E këtij regjimi që instaloi narkoshtetin. E këtij regjimi që vjedh 100 përqind fondet pa i lëvizur qerpiku.

Po kush është atëherë gjykatësi? Kush është prokurori? Gjykatës dhe prokuror është qytetari.
Është qytetari, është qytetari, është qytetari! Erion, kudo që të strukesh, kudo që të futesh, qytetarët do të gjejnë ty. Ndaj dhe jep dorëheqjen se poshtërsitë që ke bërë ti ndaj qytetarëve, poshtërimi që i ke bërë ti qytetit, fëlligështinë që ti ke hedhur në shtëpinë e parë të qytetarëve të Tiranës, nuk e ka bërë kush kurrë. Mos harroni miqtë e mi se ky, çfarë t’i thuash, po ky na u bë dhëndër, na u martu me paratë e vjedhura të taksapaguesve. I dha vëllait të vet tenderin për të bërë dasmën e tij.


Ky nuk njeh kufi, nuk njeh moral, nuk njeh të ndalur. Miqtë e mi, qytetarë dhe qytetare, a jeni ju shpresa e vetme e Shqipërisë apo Damanët dhe Krajat me kompani? Ju jeni shpresa e vetme e Shqipërisë, çlironi bashkinë e Tiranës se ata janë mburoja e Erion Veliajt, janë streha e fundit e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

berisha veliaj proteste

Sondazh

Poll