3 Prill 2024, 18:26
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Ditën e sotme në selinë blu është organizuar tryezë bisedimi me biznesmenë dhe profesionistë të lirë, ku të pranishëm ishin nënkryetari i PD, Oerd Blykbashi dhe me lidhje live, kryetari Sali Berisha.
Gjatë fjalë së tij, Berisha tha se kur erdhi në qeveri në vitin 2005, u vendos taksa 10%, taksë të cilën Europa si taksë të sheshtë e njihte në vlerat 17-15%. Ai tha se PD është një parti e parimeve të ndershme dhe të drejta për biznesin.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Përshëndetje të përzemërta dhe ju përshëndes secilin prej jush në këtë takim shumë të rëndësishëm për programin e PD-së për biznesin, i cili duhet të jetë dhe programi thelbësor i ndryshimit të Shqipërisë. Ne kemi qenë dhe mbetemi forca politike më probiznes që ka vendi. Politikat tona bëhen që Shqipëria një vend i bërë i famshëm për hiperkolktivzmin oruelljan të saj të shndërrohet në një vend ndër më miqësorët për biznesin dhe klimën ndaj tij.
Ndryshimet e domosdoshme, jetike të vendit kanë si kusht finekuanom një klimë miqësore biznesi, një mjedis të lirë për biznesin, garë të ndershme dhe barrë të ulët fiskale, siguri ligjore. Të gjitha këto janë kushte që biznesi në Shqipëri nga vendas dhe të huaj të njohë zhvillime të reja. Këto janë kushte gjithashtu që PD-ja duke vendosur në epiqendër investimin për qytetarin, të mund të realizojë këtë objektiv madhor.
Ne jemi një parti e parimeve të ndershme dhe të drejta për biznesin. Por kjo jo vetëm në doktrinë dhe teori. Ne zbatuam këto parime sa herë që kemi qenë në pushtet. Në vitin 1993 ne u bëmë vendi i dytë me TVSH-në më të ulët në botë.
Vendosëm një TVSH 12.5 përqind dhe kishte vetëm një vend tjetër me TVSH më të ulët se ne, të gjitha të tjerat më të larta.
Përsëri në 2005 ne u rikthyem tek parimi ynë se paraja në kontot e bizneseve, qytetarëve është më e vlefshme se sa në arkën e shtetit. Vendosëm taksën 10% do të thosha një taksë biblike të cilën Europa si taksë të sheshtë e njihte gjer atëherë në vlerat 17-15 për qind. Të jemi realist barra fiskale është vetëm një aspekt i mjedisit për biznesin.
sali berisha
Politike
3 Prill 2024, 18:15
N.F
Bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi ka marrë pjesë ditën e sotmë në një takim t&...
Politike
3 Prill 2024, 17:56
r.ll
igli hasani
BRUKSEL- Në ditën e parë të takimit të Ministrave të Punë të Jashtme të NATO-s, që po mbahet...
Politike
3 Prill 2024, 17:36
r.ll
lulzim basha
TIRANË- Kryetari i PD së vulës, Lulzim Basha bashkë me dpeutetët e grupit të tij ka zhvilluar një konferenc...
Politike
3 Prill 2024, 16:18
N.F
Rama
TIRANË- Ditën e sotme është hapur Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në hapjen e kësaj qendre ...
Politike
3 Prill 2024, 15:53
r.ll
ulsi manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas vendimit të opozitës për votimin e amnistisë penale....
Politike
3 Prill 2024, 15:37
r.ll
lindita nikolla
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar letër zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ja...
Politike
3 Prill 2024, 15:22
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi tha në konferencën e sotme për mediat se prej 1 viti e 3 muaj nuk po z...
Politike
3 Prill 2024, 15:18
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur në një deklaratë për me...
Politike
3 Prill 2024, 15:06
r.ll
kuvendi
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka mbështetur amnistinë penale për të burgosurit, ndërsa pritet...
Politike
3 Prill 2024, 14:40
I.A
Veliaj dhe drejtoret
Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme duket se vijojnë të kenë kompleks të përmendin emrin e kryetarit t&eu...