Politike

"Qëndrimi për amnistinë penale mbetet i njëjtë", Basha: Opozita nuk është në gjendje të imponojë një qeveri teknike

Basha tha se qëndrimi për amnistinë penale mbetet i njëjtë, të cilën u shpreh se do ta votojë nëse përmbushen kushtet e mospërjashtimit të subjekteve të SPAK dhe amnistisë për çdo protestues të arrestuar.

3 Prill 2024, 17:36 Nga r.ll
"Qëndrimi për amnistinë penale mbetet i
lulzim basha

TIRANË- Kryetari i PD së vulës, Lulzim Basha bashkë me dpeutetët e grupit të tij ka zhvilluar një konferencë për mediat. Ai u pyet nga gazetarët nëse do të votojnë amnistinë penale, por edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në tetor të këtij viti.

Basha tha se qëndrimi për amnistinë penale mbetet i njëjtë, të cilën u shpreh se do ta votojë nëse përmbushen kushtet e mospërjashtimit të subjekteve të SPAK dhe amnistisë për çdo protestues të arrestuar.

"E para, në rendin e ditës amnistia nuk është. Nëse vendoset në rend, asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi ynë. Mos përjashtimi i subjekteve të SPAK, siç ishte propozimi para se të futeshin duart, dhe propozimi i dytë për të gjithë protestuesit pa përjashtim, këto kanë qenë qëndrimet tona. I di edhe Ulsiu, edhe shefi i Ulsiut, edhe ai që i shkon nga mbrapa Ulsiut, nëse këto kushte plotësohen, sigurisht që ata persona mund të përfitojnë nga amnistia. Nuk kemi asnjë kusht të fshehtë, nuk bëjmë kompromis me asnjë nga këto dy qëndrime.", tha Basha. 

Për zgjedhjet e parakohshme dhe krijimin e një qeverie teknike, Basha tha se mundësia që kryeministri Rama të pranojë qeverinë teknike për momentin është zero. Sipas tij opozita nuk është në gjendje të imponojë një qeveri teknike.

"Shqiptarët nuk duhet t’i mbajmë me gënjeshtra. Mundësia që Rama të pranojë një qeveri teknike është zero. Nuk jemi në gjendje të imponojmë një qeveri teknike, fatkeqësisht ky është një iluzion dhe bëhet për të hequr mendjen nga një gjë më e madhe.", tha ai. 

 

lulzim basha amnistia penale

Sondazh

Poll