Politike

Inagurimi i qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes/ Rama: Një tjetër hap në modernizimin e ushtrisë shqiptare

Në hapjen e kësaj qendre ka marrë pjesë edhe kryeministri, Edi Rama. Në lidhje me inagurimin e qendrës së re Rama shkruan se kjo qendër është një vatër e zhvillimit teknologjik.

3 Prill 2024, 16:18 Nga N.F
Inagurimi i qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe
Rama

TIRANË- Ditën e sotme është hapur Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në hapjen e kësaj qendre ka marrë pjesë edhe kryeministri, Edi Rama. Në lidhje me inagurimin e qendrës së re Rama shkruan se kjo qendër është një vatër e zhvillimit teknologjik.

Rama më tej shtoi se modernizimi i ushtrisë shqiptare krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat


“Hap një tjetër faqe në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare, si edhe krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat”, shrukuan Rama.


Qendra do të ketë si mision nxitjen e inovacionit dhe të gjitha proceseve të lidhura me të nëpërmjet mbështetjes, monitorimit e vlerësimit të programeve, teknologjisë dhe projekteve që i përkasin fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.

Kjo Qendër do të ketë si përgjegjësi zhvillimin e iniciativave dhe projekteve inovative me rëndësi strategjike për zhvillimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, sipas projekteve të përbashkëta dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me persona fizikë e juridikë, publikë ose privatë, si dhe partnerë të ndryshëm për zhvillim, vendës dhe ndërkombëtarë të kësaj fushe.

Realizimi i testimeve dhe eksperimenteve për aplikimin e teknologjive të reja, produkteve industriale dhe shërbimeve me rëndësi strategjike, të përcaktuara për përdorim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe raporton për gjetjet tek autoritetet përkatëse, është një tjetër përgjegjësi e Qendrës.

edi rama qendra e re e inovacionit sigurisë dhe mbrojtjes inagurim

Sondazh

Poll