Politike

"Lidhja e Olsi Ramës me Xibrakën", Bardhi: Rama të zbatojë Kushtetutën dhe të paraqitet në interpelancë

Gjithashtu ai tha se kryeministri duhet të sqarojë opinionin publik, nëse ka marrë informacione nga SHISH lidhur me çështjen. Sipas tij Rama nuk e ka kundërshtuar përmbajtjen e dosjes që ndodhet në Prokurori. 

3 Prill 2024, 15:18 Nga r.ll
"Lidhja e Olsi Ramës me Xibrakën", Bardhi: Rama të
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur në një deklaratë për mediat për reagimin e kryeministrit Edi Rama, pas publikimeve të dokumenteve për Olsi Ramën dhe laboratorin e drogës në Xibrakë. 

Bardhi tha se Rama që të ruajë statusin si kryeministër, duhet të zbatojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, për të ardhur në interpelancën e kërkuar. 

Gjithashtu ai tha se kryeministri duhet të sqarojë opinionin publik, nëse ka marrë informacione nga SHISH lidhur me çështjen. Sipas tij Rama nuk e ka kundërshtuar përmbajtjen e dosjes që ndodhet në Prokurori. 

Bardhi: Në përfundim të mbledhjes së sotme të Grupit, jam në këtë komunikim me ju për t’ju informuar jo vetëm për vendimet, por edhe mbi atë që ndodhi në Konferencën e Kryetarëve apo para kësaj mbledhjeje.

Më në fund, pas 6 ditësh, kryeministri Edi Rama, e theu frikën e parë dhe vendosi të mos fshihet pas deklaratave me shkrim që bënte në emër të të vëllait. Është hap pozitiv që vendosi të reagojë. Por që të ruajë statusin si kryeministër, duhet të thyejë dhe frikën tjetër, atë të zbatimit të Kushtetutës dhe Rregullores, për të ardhur në interpelancë.

Unë Edi Ramën e kam thirrur për të informuar opinionin publik, nëse nga policia e shtetit shërbimet sekrete, ka marrë apo jo informacion për përfshirjen ose jo në laboratorin e drogës në Xibrakë dhe shoqërimin e tij me këta trafikantë. Dënimi, fajësia ose jo është vendim i drejtësisë, jo i një personi që kryen një krim. Jo me fjalë të Gazment Bardhi por me dosje që ndodhen në Prokurore. Rama nuk ka guxuar të kundërshtojë përmbajtje qoftë edhe një fjalë të dosjes që ndodhet në Prokurori.

gazment bardhi olsi rama edi rama

Sondazh

Poll