Politike

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë/ Anëtarët e PS-së nuk marrin pjesë në mbledhje, mbyllet pas 7 minutash

Socialistët pretendojnë se kryetarja e Komisionit Albana Vokshi e ka thirrur mbledhjen pa e caktuar datën pa u konsultuar më parë me ta. Mbledhja ka përfunduar pas 7 minutash. 

3 Prill 2024, 13:51 Nga h.k
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë/ Anëtarët e PS-së
Foto ilustruese

TIRANË-Kryetarja e komisionit Albana Vokshi kishte thirrur mbledhjen për sot në ora 13.00, por socialistët nuk u paraqitën. Socialistët pretendojnë se kryetarja e Komisionit Albana Vokshi e ka thirrur mbledhjen pa e caktuar datën pa u konsultuar më parë me ta. Mbledhja ka përfunduar pas 7 minutash. 

Punimet e Komisionit nuk u transmetuan live nga Kuvendi, por ishte deputetja Ina Zhupa ajo e cila hyri live nëpërmjet rrjeteve të saj sociale. Kjo ishte mbledhja e tretë e Komisionit Hetimor, ndërsa dy mbledhjet e para u shoqëruan me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

komisioni hetimor i shendetesise

Sondazh

Poll