Politike

Konferenca e Kryetarëve miraton me votat e PS Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin, Çuçi: Do ketë afat 1-vjeçar

Bledi Çuçi ka theksuar se ky komision do të jetë me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

3 Prill 2024, 12:34 Nga I.A
Konferenca e Kryetarëve miraton me votat e PS Komisionin e
Konferenca e Kryetarëve

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin. Mësohet se komisioni u miratua vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita kërko më shumëm kohë për diskutim. Ndërkohë që kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka theksuar se ky komision do të jetë me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

“Duke iu referuar marrëveshjes me SHBA, të cilës iu referuar zonja Tabaku, ne nuk kemi detyrime, por marrim iniciativa dhe e sjellim në Parlament që të bëhet gjithëpërfshirëse. Fakti që jemi vonë nuk duhet të na bëjë të vonojmë më tepër. Objekti i këtij Komisioni të Posaçëm do të hyjë të paktën në termat e 4 komisioneve të tjera parlamentare( Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit) Me afat 1-vjeçar sepse fusha e veprimit të këtij komisioni është shumë e gjerë. Ekzaktësisht ky komision do të marrë në shqyrtim edhe zbatimin e ligjit të AMA që përmendi zonja Açka. Komisioni i Posaçëm i PE ka zgjatur më shumë se dy vjet dhe është marrë me të gjitha ndërhyrjet në shtetet e BE”, tha Çuçi.

konferenca e kryetarëve bledi Çuçi

Sondazh

Poll