Politike

"Këshilli i Mandateve mblidhet të hënën për Xhaçkën", debat në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Keni nxjerr justifikime absurde

Nga ana tjetër Nikolla ka deklaruar se të hënën do të mblidhet këshilli i mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.

3 Prill 2024, 11:32 Nga M.B
"Këshilli i Mandateve mblidhet të hënën për
Konferenca

TIRANA- Mbledhja e Këshillit të Mandateve do të zhvillohet të hënën lidhur me çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Ndërkohë që nuk ka munguar debati në Konferencën e Kryetarëve mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Bardhi i është drejtuar Nikollës duke i thënë se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Nga ana tjetër Nikolla ka deklaruar se të hënën do të mblidhet këshilli i mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.

Pjesë nga debati:

Bardhi kryetares së Kuvendit: Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here tek këshilli i mandateve  ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese.

Nikolla: Të hënën do të mbledhim këshillin e mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.

Bardhi: Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni.

konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll